Rusi – Rënia e një tjetër helikopteri ushtarak “Mi-8” shkakton 4 të vdekur

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak, tip “Mi-8”, u përplas në tokë teksa bëri një ulje të fortë në Çukotka, rajon autonom në Lindjen e Largët të Federatës Ruse.

1423727
Rusi – Rënia e një tjetër helikopteri ushtarak “Mi-8” shkakton 4 të vdekur

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se helikopteri ushtarak “Mi-8” bëri një ulje të fortë gjatë fluturimit trajnues në afërsi të Aeroportit të Anadirit (Ugolny), në rajonin e Çukotkës.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “TASS”, një zyrtar lokal tha se helikopteri në fjalë është përfshirë nga flakën menjëherë pas aksidentit dhe 4 anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën.

Mendohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga një defekt teknik.

Një tjetër helikopter “Mi-8” u përplas në tokë javën e kaluar gjithashtu teksa bëri një ulje të fortë, këtë herë në rajonin e Moskës, duke u marrë jetën 3 personave.



Lajme të ngjashme