OBSH pezullon përdorimin e ilaçit “Hidroksiklorokin” kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pezulloi përkohësisht përdorimin e ilaçit “Hidroksiklorokin” në kurimin e pacientëve të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) për “shkaqe të sigurisë”.

1423663

Drejtori i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në selinë e organizatës në Gjenevë të Zvicrës me anë të telekonferencës organizoi një konferencë për shtyp.

Ghebreyesus bëri të ditur se organizata po zhvillon një luftë botërore kundër epidemisë dhe rikujtoi se para dy muajve filloi “Eksperimenti i Solidarizimit” për të vlerësuar 4 ilaçe dhe kombinime të ilaçeve kundër Covid-19 dhe në këtë kuadër mbi 400 spitale në 35 vende të botës pranuan pacientë në mënyrë aktive.

Ai deklaroi se 3.500 pacientë nga 17 vende janë regjistruar deri më tani, ndërsa tha: “Të premten, Lancet (revista mjekësore) publikoi një studim të vëzhgimit të efekteve të hidroksilkolinës dhe kloracinës dhe efektet e tyre tek pacientët e shtruar nga Covid-19. Zyrtarët njoftojnë se niveli i vdekshmërisë së pacientëve është më i lartë nëse këto ilaçe përdoren vetëm apo të kombinuara me makrolide (një lloj i antibiotikëve)”.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në mes të tjerash shtoi se testimi i ilaçeve të tjera po vazhdon.

Ilaçi, i cili u njoftua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi të përdoret për t’u mbrojtur kundër llojit të ri të koronavirusit, por u raportua se ai rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Lajme të ngjashme