Libi - UNISMIL dënoi milicinë e Haftarit për vendosjen e minave gjatë tërheqjes

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga UNSMIL shprehet shqetësimi i madh për lajmet për vrasjen dhe plagosjen e disa civilëve si pasojë e shpërthimit të minave të kurthuar në shtëpi.

1423725
Libi - UNISMIL dënoi milicinë e Haftarit për vendosjen e minave gjatë tërheqjes

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Libisë (UNSIMIL) dënoi milicinë e Halife Haftar, udhëheqësit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, e cila kurthoi mina në jug të vendit gjatë tërheqjes.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga UNSMIL shprehet shqetësimi i madh për lajmet për vrasjen dhe plagosjen e disa civilëve si pasojë e shpërthimit të minave të kurthuar në shtëpi dhe në afërsinë e tyre në rajonet Ayn Zara dhe Salahaddin në jug të Tripolit.

“Ne dënojmë me forcë veprime të tilla që nuk shërbejnë për asnjë objektiv ushtarak, shkaktojnë frikë tek njerëzit dhe shkelin të drejtat e civilëve të mbrojtur me ligj ndërkombëtar humanitar”, thuhet në komunikatë, ndërsa theksohet se shënjestrimi i shtëpive ku libianët u kthyen për të kaluar festën e Fitër Bajramit treguan se ky është një veprim i qëllimshëm.

Deklarata u bën thirrje libianëve që të respektojnë direktivat e forcave të sigurisë, të qëndrojnë larg zonave që nuk deklarohen të sigurta dhe të mos i afrohen objekteve të dyshimta.

Ndërkaq ushtria e Libisë me anë të një operacioni ajror goditi dy cisterna që transportonin karburante për milicët e Haftarit në jug të qytetit Sirte.

Mercenarë e kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, në radhët e Halife Haftarit, gjithashtu u tërhoqën nga frontet në jug të kryeqytetit Tripoli.

15 aeroplanë për ngarkesa ushtarake u ulën në aeroportin “Bani Walid” për evakuimin e mercenarëve në fjalë.

Nga ana tjetër, Dhoma e Përfaqësuesve pro-Hafter me seli në qytetin Tobruk njoftoi se Hafter hodhi poshtë pretendimet për përpjekjen për grusht shteti dhe mbështeti iniciativën e kryetarit të Parlamentit Akile Salih për të arritur një zgjidhje politike.



Lajme të ngjashme