Rusi – Numri i rasteve me Covid-19 i tejkalon 335.000

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 335.882, ndërsa numri i vdekjeve në 3.388, njofton Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi.

1422545
Rusi – Numri i rasteve me Covid-19 i tejkalon 335.000
SÜPER FOTO KORONA RUSYA 2..jpg
SÜPER FOTO KORONA RUSYA 1..jpg
rusya korona.jpg
SÜPER FOTO RUSYA 2.jpg
SÜPER FOTO RUSYA 3.jpg

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 9.434 persona, me ç'rast numri i përgjithshëm është rritur në 335.882, ndërsa me 139 vdekje të reja ka arritur në 3.388 numri i viktimave.

Me 8.111 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 107.936.

Rritja ditore e numrit të rasteve në Rusi është 2,9 për qind. Ndërkohë raportohet se tek 42 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.

Në Moskë është rritur në 161.397 numri i rasteve të infektuara me koronavirus bashkë me 3.190 rastet e reja, ndërsa numri total i vdekjeve ka shkuar në 1.934 përfshirë edhe 67 vdekjet e ditës së fundit. Gjithashtu në kryeqytetin rus janë shëruar 47.413 persona.

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se rreth 276 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 276 mijë teste duke e rritur në mbi 8,4 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot. (Agjencia Anadolli - AA)

 

(Të dhënat për Covid-19 janë në përditësim të vazhdueshëm dhe mund t’i ndiqni online duke klikuar këtu...)



Lajme të ngjashme