Spanja shpreson të testojë vaksinën tek njerëzit këtë vjeshtë

Numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në të gjithë botën u rrit në 334 mijë e 848 ndërsa numri i infeksioneve është 5 milionë e 207 e 910 dhe numri i të shëruarve ka lënë prapa 2 milionë e 83 mijë e 393.

1421785
Spanja shpreson të testojë vaksinën tek njerëzit këtë vjeshtë
afrika.jpg
Türkiye koronavirüs.jpg
meksika koronavirüs.jpg
şili covid.jpg
brüksel havaalanı.jpg
Etiyopya 13.jpg
kovid asi.jpg
erdogan basaksehir hst. inceleme.jpg
iran-corona.jpg
iran-virus.jpg
ingiltere koronavirüs.jpg
rusya koronavirüs.jpg

Numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në të gjithë botën u rrit në 334 mijë e 848 ndërsa numri i infeksioneve është 5 milionë e 207 e 910 dhe numri i të shëruarve ka lënë prapa 2 milionë e 83 mijë e 393.

ShBA-ja është vendi me numrin më të madh të infeksioneve dhe numrin e vdekjeve. 96 mijë e 354 njerëz kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në këtë vend dhe numri i të prekurve është 1 milion e 621 mijë e 196. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se për 3 ditë flamujt në vend do të ulen në gjysmë shtizë për viktimat e koronavirusit. Ai gjithashtu deklaroi se ata nuk do ti ndalojnë motorët e ekonomisë së vendit në rast të një vale të dytë. ShBA-ja mësoi shumë nga periudha e pandemisë dhe se vendi është shumë i përgatitur për valët e ardhshme.

Itali, në 24 orët e fundit u raportuan 156 vdekje të reja nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32.486. Me një rënie prej 1.792, numri i të diagnostikuarve ra në 228.006.

Francë, 83 vdekje të reja u regjistruan ditën e fundit nga Covid-19, duke e çuar shifrën totale në 28.215. Numri i të infektuarve në vend është rritur në 181.826.

Kurse në Spanjë janë regjistruar 48 vdekje të reja brenda një dite, dhe deri tani numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 27 mijë e 940 vdekje. Për 5 ditë numri i vdekjeve në Spanjë ka qenë nën 100, kurse numri i infeksioneve të reja në 24 orët e fundit është 344. Katalonja nuk është përfshirë në këto të dhëna pasi ka pasur një "problem verifikimi". Nga ana tjetër, Ministri i Shkencës dhe Inovacionit, Pedro Duque, në kuadër të punës për të gjetur një vaksinë kundër Covid-19, ka deklaruar se në vjeshtë ata do të vazhdojnë ta testojnë atë te njerëzit.

Në vendin e Amerikës Latine, Meksikë 424 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit dhe numri i të ndjerëve u rrit në 6 mijë e 510. Ka 59 mijë e 567 të infektuar në vend me një rritje të fundit prej 2.248.

Numri i vdekjeve në disa vende perëndimore:

Mbretëria e Bashkuar 36 mijë e 42, Brazili 20 mijë e 47, Belgjika 9 mijë e 186, Gjermania 8 mijë e 309, Kanadaja 6 mijë e 152, Holanda 5 mijë e 775, Suedia 3 mijë e 871, Peruja 3 mijë e 148, Ekuadori 2 mijë e 939, Zvicra 1 mijë e 898, Irlanda 1 mijë e 583, Portugalia 1 mijë e 277, Polonia 972, Kili 589 dhe Bjellorusia 185.



Lajme të ngjashme