Analiza e javës - Afrimi i fitores në Libi

Aanalizë e Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1421261
Analiza e javës - Afrimi i fitores në Libi

Analiza e javës - Afrimi i fitores në Libi

Për herë të parë, konfliktet e gjata në Libi po marrin formë në favor të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ndërsa forcat e lidhura me gjeneralin Hafter kanë filluar të tërhiqen nga shumë rajone, veçanërisht në Libinë perëndimore. Natyrisht që arsyeja më e rëndësishme për këtë ndryshim të kursit ka qenë ndërhyrja e Turqisë në favor të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe të trajnimit të arritur midis Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Forcat e Armatosura Turke u dislokuan në Tripoli dhe Misrata dhe me lëvizjet ushtarake u sigurua epërsia ajrore e forcave të qeverisë. Forcat e lidhura me gjeneralin Haftar me mbështetjen që morën veçanërisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca dhe Rusia arritën të vënë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të Libisë. Ndërkaq Turqia përveç mbështetjes politike që i jep qeverisë legjitime të njohur ndërkombëtarisht prej revolucionit në vitin 2011 e këtej përballë puçistit Haftar dhe mbështetësve të tij, tani ofron edhe mbështetje ushtarake. arashikoi që në qoftë se nuk ndërhyhet në Libi do të formohet një diktaturë ushtarake e ngjashme me atë në Egjipt dhe veproi duke e marrë parasysh kërcënimin që paraqet kjo situatë si për popullin libian ashtu edhe për interesat e saj kombëtare.

 

Pas marrëveshjes ushtarake me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Forcat e Armatosura Turke u vendosën në Tripoli dhe Misrata dhe filluan të trajnojnë dhe furnizojnë forcat e qeverisë me pajisje ushtarake. Ndërkohë që epërsia ushtarake e forcave të Haftarit, veçanërisht e asaj ajrore, vuri në vështirësi forcat e qeverisë, ato me mbështetjen e Turqisë me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe me metoda të luftës elektronike arritën të rivendosin sërish dominimin ajror të forcave të qeverisë. Epërsia ajrore e trupave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetura me dronë të armatosur “TB2” bëri që në vijat e parë të frontit të sigurohet avantazhi ndaj trupave të Haftarit.

 

Duket që Turqia barti në Libi përvojat e saj të arritura me mundësi kombëtare dhe ato të arritura nga luftimet kundër organizatës terroriste PKK dhe në Siri. Në këtë kontekst, u shkatërruan pothuajse të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore “Pantsir” me origjinë ruse të furnizuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa dronët e armatosur po prishin ekuilibrin ushtarak në favor të forcave të qeverisë në fushën e Libisë. Me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke, forcat e qeverisë javët e fundit arritën të rimarrin nën kontroll rajonin deri në kufirin me Tunizinë në Libinë perëndimore dhe më pas u vu nën kontroll edhe baza ajrore “Vatiyye” që është e rëndësisë strategjike. Ndërsa forcat e Haftarit kanë humbur seriozisht moralin e tyre, forcat qeveritare filluan me operacione të reja ushtarake për të rimarrë qytetet e rëndësishme si Tarhuna dhe Sirte. Ndërkaq vendet e tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca, të cilat mbështesin gjeneralin Haftar dhe janë të shqetësuara për situatën ushtarake, bëjnë thirrje për zgjidhje politike, nuk bëhet fjalë që forcat e qeverisë të ndalin vrullin ushtarak pa i vënë në dorë qytetet e rëndësishme të vendit.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme