“Nuk ka vaksinë për Covid-19 deri në mesin e 2021”

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) beson se nuk do të ketë vaksinë kundër pandemisë Covid-19 deri në verën e 2021 dhe ajo mund të përsëritet në botë.

1420989
“Nuk ka vaksinë për Covid-19 deri në mesin e 2021”

Mësohet se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) beson se vaksina kundër koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) nuk do të zbulohet dot deri në mesin e vitit 2021 dhe përgatitjet vazhdojnë duke llogaritur përsëritjen e pandemisë në botë.

Sipas një dokumenti të nxjerrë nga Pentagoni vaksina kundër Covid-19 do të jetë e përdorshme jo më shpejt se vera e 2021.

“Kemi të bëjmë me një proces të gjatë dhe mjaft serioz për shkak të probabilitetit që Covid-19 të përsëritet në të ardhmen”, thuhet në dokumentin që mban emrin e Sekretarit të Mbrojtjes, Mark Esper, por ende i pafirmosur prej tij.

 


Lajme të ngjashme