Më shumë se 2 milionë të shëruar nga COVID-19 në botë

Më shumë se 5 milionë raste me koronavirusin e ri (COVID-19) janë regjistruar zyrtarisht në botë, 70% e të cilave në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave zyrtare.

1421368
Më shumë se 2 milionë të shëruar nga COVID-19 në botë

Të paktën 5.034.458 raste infektimi, mes të cilëve 329.186 të vdekur, janë regjistruar veçanërisht në Evropë, kontinenti më i prekur me të paktën 1.954.519 raste dhe 169.880 të vdekur, si dhe në SHBA me të paktën 1.556.749 raste dhe 93.606 të vdekur.

Numri i të shëruarve pas infektimit me COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 2 milionë.

Megjithatë numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton një numër real të kontaminimeve, pasi një pjesë e madhe e vendeve testojnë vetëm rastet e rënda.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:



Lajme të ngjashme