SHBA – Rrëzohet një avion “F-35A”, i dyti gjuajtës brenda një jave në Florida

Një avion luftarak “F-35A” i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rënë të martën në Florida.

1420594
SHBA – Rrëzohet një avion “F-35A”, i dyti gjuajtës brenda një jave në Florida

Sipas një komunikate të lëshuar nga Baza e Forcave Ajrore në Eglit të Floridës, avioni “F-35A” i Flotës 58. ka rënë në orën 21:30 me kohën lokale teksa po ulej pas një fluturimi rutinë.

Bëhet e ditur se piloti i avionit ka shpëtuar duke u hedhur me parashutë dhe se një hetim i gjithanshëm ka nisur menjëherë lidhur me aksidentin.

Javën e kaluar, një tjetër avion luftarak “F-22 Raptor” pati rënë vetëm pak minuta pas ngritjes në fluturim nga e njëjta bazë ajrore.

Rrëzimi i dy prej avionëve më të shtrenjtë të Forcave Ajrore të SHBA-së brenda një jave ka tërhequr vëmendjen e tërë botës mbi bazën ushtarake në Eglit të Floridës.



Lajme të ngjashme