Rifillojnë protestat e jelekëve të verdhë në Francë

Në Francë, pavarësisht ndalimit të protestave dhe marshimeve për shkak të llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), jelekët e verdhë u kthyen të shtunën në rrugë.

1418810
Rifillojnë protestat e jelekëve të verdhë në Francë

Në Francë, pavarësisht ndalimit të protestave dhe marshimeve për shkak të llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), jelekët e verdhë u kthyen të shtunën në rrugë.

Jelekët e verdhë protestuan në shumë qytete të vendit pas 2 muajsh, megjithëse në Francë është ndaluar grumbullimi i më shumë se 10 personave për shkak të epidemisë.

Protestuesit e mbledhur në Sheshin “Republika” në kryeqytetin Paris, hodhën parulla kundër Presidentit Emmanuel Macron dhe qeverisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti i Policisë së Parisit, 2 persona u ndaluan në protestën në kryeqytet, dhe 10 persona u gjobitën për pjesëmarrje në demonstratën e palejuar.

Në protestat në Montpelier policia ndërhyri me shkop gome ndaj protestuesve. Një person u plagos. Kurse në Saint-Nazaire policia gjobiti shumë protestues.

Protesta pati edhe në qytete të tjera si Strasburg, Lyon, Nantes dhe Besançon.

Protestat e filluara si reagim kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe kushteve të këqija ekonomike më 17 nëntor 2018 u kthyen në protestat e jelekëve të verdhë kundër qeverisë së Macronit.

Që prej fillimit, në këto protesta si pasojë e ndërhyrjes së policisë humbën jetën 11 persona 26 humbën sytë, 5 persona humbën dorën dhe u plagosën më shumë se 500 të tjerë.



Lajme të ngjashme