SHBA – O'Brien: Ne e dimë që virusi ka ardhur nga qyteti Vuhan i Kinës

Robert O'Brien, këshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, deklaroi të martën se ka absolutisht gjasa që koronavirusi i ri (COVID-19) të ketë dalë nga një laborator në Vuhan të Kinës.

1416297
SHBA – O'Brien: Ne e dimë që virusi ka ardhur nga qyteti Vuhan i Kinës

O'Brien u prononcua para gazetarëve dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së theksoi se nuk mund të japë një datë për hetimin që do të bëhet ndaj Kinës lidhur me COVID-19.

“Absolutisht ekziston potenciali që virusi të ketë dalë nga një laborator në Vuhan. Thonë që virusi ka dalë nga një treg i kafshëve të gjalla. Sidoqoftë, në të dyja rastet kjo nuk është një diçka e mirë për kinezët. Kafshët torturohen në tregjet e kafshëve të gjalla në Kinë dhe gjendja këtu është shumë e pistë. Nëse shikoni videot në lidhje me këto (tregje), do të vëreni se sa e mahnitshme dhe e frikshme është situata”, u shpreh ai.

I pyetur nëse zotërojnë prova për akuzat se virusi në fjalë është produkt laboratorik, O'Brien u përgjigj me këto fjalë: “Ne e dimë që virusi ka ardhur nga Vuhani.”

Ai rikujtoi gjithashtu se në 20 vitet e fundit bota është prekur nga 5 epidemi me origjinë nga Kina.



Lajme të ngjashme