Gjermani – Sulmohet me molotov një shoqatë turke në Dyren

Një sulm me molotov është kryer mëngjesin e të martës kundër degës së Federatës Turke në Birkesdorf, Dyren të Gjermanisë, por zjarri u shua me ndërhyrjen e shpejtë të njerëzve që e panë ngjarjen.

1416058

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se nuk ka vdekje dhe lëndime në sulmin e kryer nga dy persona që hodhën dy bomba molotov.

Konsullata e Përgjithshme turke në Këln ka deklaruar se kanë kaluar në kontakt me autoritetet policore, prej të cilëve është kërkuar kapja sa më parë e autorëve dhe çështjen do të vazhdojnë ta ndjekin deri në fund.

Lajme të ngjashme