Shtëpia e Bardhë: Mike Pence nuk është në karantinë

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se nënpresidenti amerikan, Mike Pence nuk është në karantinë dhe se ai do të shkojë në punë.

1415055
Shtëpia e Bardhë: Mike Pence nuk është në karantinë

Deklarata erdhi nga Devin O'Malley, një nga zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë, në lidhje me një lajm se Pence ishte "vetëkarantinuar" pasi sekretarja e tij e shtypit, Katie Miller, kishte rezultuar pozitive në testin e të premtes për koronavirusin.

"Pence ndjek rekomandimet e Njësisë së Shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk është në karantinë. Testet e virusit që zëvendëspresidenti bën çdo ditë dalin negative”,- sqaroi zëdhënësi.

Portali «Bloomberg» dhe agjencia «AP» në lajmet e tyre referuar burimeve të Shtëpisë së Bardhë kishin njoftuan se testi i Katie Miller, që është sekretarja e shtypit e ndihmëspresidentit Pence, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 të premten e kaluar dhe se Pence do të punonte nga shtëpia për një kohë si masë paraprake.



Lajme të ngjashme