ShBA – Vetëkarantinohet nënpresidenti Pence

Raportohet se nënpresidenti amerikan, Mike Pence është vetëkarantinuar pas rezultimit pozitiv me koronavirus (Covid-19) të sekretares së tij të shtypit, Katie Miller.

1414591
ShBA – Vetëkarantinohet nënpresidenti Pence

Sipas një lajmi të portalit “Bloomberg”, bazuar në burimet e Shtëpisë së Bardhë, pas diagnostikimit të premten me Covid-19 të zëdhënëses Miller edhe nënpresidenti Pence ishte vetëkarantinuar në kuadër të masave mbrojtëse.

“Testi i Pence për koronavirusin doli negativ, por përkundër çdo lloj mundësie infektimi për një copë kohë ndihmëspresidenti do të vazhdojë të punojë nga shtëpia, raporton “Bloomberg”.

Nga Shtëpia e Bardhë apo nga zyra e Pence nuk është bërë ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me vendimin e nënpresidentit për vetëkarantinim.

Të enjten një prej adjutantëve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump kishte rezultuar negativ në testin e koronavirusit, kurse të premten ishte diagnostikuar me Covid-19 edhe sekretarja e shtypit e nënpresidentit Mike Pence. Të premten kishin testuar pozitiv (me Covid-19) edhe asistentja personale e Ivanka Trump, vajza e Trumpit që punon këshilltare në Shtëpinë e Bardhë bashkë me 11 agjentë të shërbimit sekret që bashkëpunojnë ngushtë me presidentin.



Lajme të ngjashme