Afganistan – Vriten 6 ushtarë në një sulm me armë në Lahman

Në sulmin që ka ndodhur kundër një poste ushtarake në provincën Lahman të Afganistanit kanë humbur jetën 6 ushtarë, njoftoi Ministria afgane e Mbrojtjes.

1415034
Afganistan – Vriten 6 ushtarë në një sulm me armë në Lahman

Në sulmin e armatosur kundër një poste ushtarake në provincën Lahman të Afganistanit kanë humbur jetën 6 ushtarë.

Në një njoftim të Ministrisë se Mbrojtjes thuhet se posta ushtarake në qytezën Alishing të provincës Lahman është sulmuar me armë zjarri dhe si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 6 ushtarë dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes militantëve dhe ushtarëve janë vrarë një numër i madh militantësh, vijon komunikata e Ministrisë.

Talebani nuk ka bërë ende një deklaratë në lidhje me sulmin.

Ndërkaq tre vetë kanë ndërruar jetë si pasojë e zjarrit të hapur nga persona të armatosur dhe të panjohur mbi civilët që po dilnin nga një xhami në Paktiya të Afganistanit.

Zëdhënësi i Prefekturës Paktiya, Abdullah Hasrat në një deklaratë për shtypin tha se në orët e mbrëmjes së ditës së diel persona të armatosur dhe të paidentifikuar kishin hapur zjarr mbi civilët që ishin duke dalë nga xhamia në qytetin Dent Patan të prefekturës Paktiya.

Kurse në sulmin me bombë në Kabul u plagosën 4 vetë. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Kabulit, Firdevs Faramarz sqaroi se bomba ishte vendosur në anë të rrugës në lagjen e banuar Tahiye të kryeqytetit afgan dhe ishte aktivizuar në momentin që pranë saj po kalonin civilë.



Lajme të ngjashme