Afganistan – Sulm para xhamisë, 3 civilë të vdekur

Tre vetë kanë ndërruar jetë si pasojë e zjarrit të hapur nga persona të armatosur dhe të panjohur mbi civilët që po dilnin nga një xhami në Paktiya të Afganistanit.

1414712

Zëdhënësi i Prefekturës Paktiya, Abdullah Hasrat në një deklaratë për shtypin tha se në orët e mbrëmjes së ditës së diel persona të armatosur dhe të paidentifikuar kishin hapur zjarr mbi civilët që ishin duke dalë nga xhamia në qytetin Dent Patan të prefekturës Paktiya.

Në këtë sulm me armë kanë humbur jetën 3 civilë, saktësoi Hasrat.

Përgjegjësia e sulmit nuk është pranuar ende nga ndonjë grup apo organizatë.

Lajme të ngjashme