OBSH: COVID-19 është zoonotik, tregu në Vuhan ka rol në shpërthimin e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të premten se koronavirusi i ri (COVID-19) e ka burimin tek lakuriqët e natës dhe se tregu ushqimor i produkteve të detit në Kinë ka rol në shpërthimin e pandemisë.

1413833
OBSH: COVID-19 është zoonotik, tregu në Vuhan ka rol në shpërthimin e pandemisë

Peter Ben Embarek, ekspert i OBSH-së për Sigurinë Ushqimore dhe Zoonozën, u ndal mbi rolin e tregut ushqimor të produkteve të detit në Vunan, qytet në provincën Hubei të Kinës Qendrore, gjatë një konference shtypi të realizuar në mënyrë virtuale.

“Është e qartë që tregu luajti një rol në këtë (pandemi). Por cili është roli i tij, këtë nuk e dimë”, tha ai duke tërhequr vëmendjen se tregu në Vuhan mund të jetë pikënisja e virusit ose mund të jetë zbuluar rastësisht brenda e përreth tij.

Sipas tij, burimi i COVID-19 janë lakuriqën e natës, pra, virusi ka një origjinë zoonotike; por edhe kjo çështje duhet të shqyrtohet në mënyrë të hollësishme.

“Ndoshta fillimisht ishin kafshën ato që e sollën këtë virus në treg ose njerëz të infektuar më parë vizituan këtë treg”, vlerësoi eksperti i OBSH-së.

Duke potencuar se tregjet e kafshëve të gjalla kanë rëndësi kritike në sigurimin e burimeve ushqimore dhe mjeteve të jetesës për miliona njerëz në shkallë botërore, Embarek u bëri thirrje autoriteteve që të përmirësojnë kushtet e tyre në vend që t'i mbyllin ato.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, kanë hedhur dyshime disa herë mbi origjinën e COVID-19 duke pretenduar se ai ka dalë nga një laborator në Vuhan të Kinës.

Ndërsa Pekini zyrtar i mohon kategorikisht pretendimet se virusi është produkt laboratorik dhe argumenton se çështja po politizohet.



Lajme të ngjashme