Pretendohet se Amerika po tërhiqet nga Arabia Saudite

Pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin 4 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot dhe ushtarët me detyrë aty si dhe disa armë të tjera të dislokuara në Arabinë Saudite.

1413108
Pretendohet se Amerika po tërhiqet nga Arabia Saudite

Pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin 4 sisteme të mbrojtjes ajrore (raketat) Patriot dhe ushtarët me detyrë aty si dhe disa armë të tjera të dislokuara në Arabinë Saudite.

Në prononcimin e disa autoriteteve amerikane për gazetën “Wall Street Journal” bëhet e ditur se krahas baterive Patriot, nga Arabia Saudite është larguar edhe flota e Forcave Ajrore me 2 avionë dhe planifikohet edhe reduktimi i prezencës ushtarake në Gjirin Persik.

Ndërkohë që një pjesë e autoriteteve e komenton këtë zhvillim si një tregues se Irani nuk përbën më një kërcënim emergjent për interesat amerikane, disa specialistë pretendojnë se kjo vjen si kundërpërgjigje për pasojë të çmimeve të naftës, për të cilat udhëheqja e Arabisë Saudite nuk dëgjon Uashingtonin.

 


Lajme të ngjashme