Somali – Vërshimet shkaktojnë vdekjen e të paktën 16 personave

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Somali për shkak të vërshimeve si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

1412602
Somali – Vërshimet shkaktojnë vdekjen e të paktën 16 personave

Siç njoftoi të mërkurën Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), 16 persona kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të prill-qershorit në shtetet Puntland, Galmudug dhe Jubaland të Somalisë.

I njëjti njoftim theksoi gjithashtu se mbi 200.000 njerëz të tjerë janë prekur ose zhvendosur nga kjo fatkeqësi natyre deri më tani.

UNOCHA-ja paralajmëron se situata humanitare në zonat e prekura nga vërshimet mund të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe dyndjes së karkalecave.

Somalia ka raportuar deri më sot 873 të infektuar dhe 39 të vdekur nga ky virus.



Lajme të ngjashme