Pentagoni: 132 civilë kanë vdekur në operacionet amerikane në Lindjen e Mesme

Operacionet ushtarake amerikane në katër vende gjatë vitit 2019 kanë lënë 132 civilë të vdekur, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Pentagoni.

1412796
Pentagoni: 132 civilë kanë vdekur në operacionet amerikane në Lindjen e Mesme

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) i paraqiti Kongresit raportin vjetor mbi “Humbjet civile për shkak të operacioneve amerikane në vitin 2019”.

Në operacionet e ShBA-së në Irak, Siri, Afganistan dhe Somali kanë humbur jetën gjithsej 132 civilë, saktësisht: 22 në Siri, 108 në Afganistan, 2 në Somali, ndërsa 91 civilë u plagosën si pasojë e këtyre operacioneve; 13 në Irak dhe Siri, 75 në Afganistan dhe 3 Somali, gjithnjë sipas raportit vjetor të Departamentit të Mbrojtjes.

Vetëm se nuk i ka shpëtuar vëmendjes së opinionit fakti që këto shifra janë mjaft të ulëta në krahasim me ato që japin burimet e pavarura për humbjet  civile.

OJQ-ja “Air Wars” me seli në Angli, e cila vlerëson humbjet civile në operacionet anti-DAESH të ShBA-së, ka konstatuar se vetëm në operacionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë bërë kundër DAESH-it në Irak dhe Siri, edhe pse këto operacione janë reduktuar në masë të rëndësishme, kanë humbur jetën të paktën 538 civilë.

Në 63 operacionet amerikane në Somali kanë vdekur të paktën 36 civilë, raporton “Air Wars”.

Kurse Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International-AI) thotë se raporti i Pentagonit nuk tregon humbjet reale të civilëve. Ashtu si në raportet e viteve të kaluara, 2017 dhe 2018,- thekson “Amnesty International”, Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) edhe në raportin për vitin 2019 jep një shifër shumë më të ulët se ajo që ka konstatuar organizata (AI) për humbjet civile në operacionet amerikane.

 


Lajme të ngjashme