Koronavirusi - Vazhdon rritja e numrit të viktimave dhe të infektuarve

Në mbarë botën nga koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 265 mijë e 300 vetë, janë infektuar mbi 3 milionë e 836 mijë e 800 persona si dhe janë shëruar mbi 1 milionë e 308 mijë e 200 të infektuar.

1412856
Koronavirusi - Vazhdon rritja e numrit të viktimave dhe të infektuarve
abd koronavirus.jpg
Turkiye koronavirus.jpg
bogota koronavirüs (9).jpg
bogota koronavirüs (2).jpg
bogota koronavirüs (1).jpg
afg_korona.jpg

Në mbarë botën nga koronavirusi i tipit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 265 mijë e 300 vetë, janë infektuar mbi 3 milionë e 836 mijë e 800 persona si dhe janë shëruar mbi 1 milionë e 308 mijë e 200 të infektuar.

Në qytetin Whuan të Kinës, ku u shfaq për herë të parë Covid-19 ka filluar pjesërisht arsimi ballë për ballë në shkollat e mesme dhe gjimnaze. Me marrjen e kontrollit në nivel të gjerë të epidemisë në vend, në shumë qytete e provinca vihet re kthimi në normalitet. Deri më sot nga epidemia kanë humbur jetën 4 mijë e 633 persona, janë regjistruar 82 mijë e 885 raste kurse që nga data 23 prill e deri më tani është regjistruar vetëm një vdekje prej koronavirusit.

Iran në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 68 persona të tjerë duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 6 mijë e 486.

Rusi me një rritje prej 88 vdekjesh numri total është rritur në 1.625 kurse numri i të infektuarve ka arritur në një shifër rekord, 177.160.

Vendet e Afrikës, Kenia dhe Uganda do të marrin borxh prej Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në kuadër të luftës kundër koronavirusit. FMN pranoi t’i japë Kenias 739 milionë dollarë borxh dhe Ugandës 491 milionë dollarë.   

Deri më tani në Singapor nga koronavirusi kanë humbur jetën 20 persona dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 741 raste me koronavirus duke e çuar në 20 mijë e 939 numrin e personave të infektuar në këtë vend.    

Raporti i vdekjeve dhe infektimeve me koronavirus në disa vende të Evroazisë janë si më poshtë: Ukrainë 340/13 mijë e 691, Kazakistan 30/4 mijë e 509, Moldavi 145/4 mijë e476, Gjeorgji 9/618, Uzbekistan 10/2 mijë e 266, Armeni 42/2 mijë e 884, Taxhikistan 8/379, Kirgizi 12/895.

Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë qendra e epidemisë me rreth 74 mijë e 800 vdekje, 63% e të infektuarve janë ata që respektojnë paralajmërimin “qëndro në shtëpi” dhe 18% janë ata që qëndrojnë në azilet e të moshuarve. Në Nju-Jork nga koronavirusi kanë humbur jetën mbi 19 mijë persona dhe ka mbi 321 mijë të infektuar. Presidenti Donald Trump në lidhje me epideminë tha: “Jetojmë sulmin më të keq në histori. Kjo është edhe më keq se sulmi i Pearl Harbor (sulmi i Japonisë në 1941 në Amerikë). Më e keqe se sulmi ndaj Qendrës Tregtare më 11 shtator 2001”. Pyetjes se nëse masat lehtësohen në vend mund të ketë 3 mijë të vdekur në ditë, ai iu përgjigj duke thënë: “Njerëzit janë të detyruar të luftojnë. Nuk mund ta mbyllim vendin për vite në shtëpi. Shpresoj që të mos vdesin më shumë njerëz, por kjo është brenda mundësive.  

Spanjë në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 213 persona të tjerë duke e çuar numrin në 26 mijë e 70. Ky vend ka zgjatur deri në 24 maj gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur më 14 mars.     

Angli, që është kthyer qendra e epidemisë në Evropë në 24 orët e fundit janë regjistruar 649 të vdekur duke shkuar në total në 30 mijë e 76 kurse numri i të infektuarve u rrit me 6 mijë e 11 duke arritur në 201 mijë e 101.

Itali me një rritje prej 369 vdekjesh në ditën e fundit numri total është rritur në 29.684 kurse numri i të infektuarve ka arritur në një ulje rekord prej 6 mijë e 939 duke rënë në 91 mijë e 528.

Francë me një rritje prej 278 vdekjesh në 24 orët e fundit numri total është rritur në 25 mijë e 809.

Kurse Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se duke qenë se ka rënë numri i personave që kanë humbur jetën, deri më 1 shtator do të lehtësohen gradualisht masat e marra.  

Meksikë numri i vdekjeve u rrit me 236 persona ndërsa numri i të infektuarve arriti në 26 mijë e 25, kurse numri i të shëruarve arriti në 16 mijë e 810.

Në Brazil numri i të vdekurve është rritur 615 brenda një dite duke arritur në 8 mijë e 536 kurse numri i të infektuarve arriti në 125 mijë e 218.

Kurse në disa vende të tjera numri i jetëve të humbura është si më poshtë: Belgjikë 8 mijë e 339, Kanada 4 mijë e 348, Suedi 2 mijë e 941, Zvicër 1 mijë e 805, Irlandë 1 mijë e 375, Portugali 1 mijë e 89, Rumani 864, Poloni 733, Ekuador 1 mijë e 618, Austri 608, Peru një mijë e 533, Kili 281, Serbi 203, Bullgari 84, Sllovaki 25, Mali i Zi 8.

Poloni janë shtyrë zgjedhjet parlamentare që parashikoheshin të zhvilloheshin më 10 maj.

Deri më tani 61 prej personelit të Komisionit të Bashkimit Evropian kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.  



Lajme të ngjashme