Iran – MPJ: SHBA-ja s'ka të drejtë fjale mbi marrëveshjen bërthamore

Irani deklaroi të enjten se SHBA-ja, vend që po orvatet të përfshihet në marrëveshjen bërthamore për të rikthyer sanksionet e OKB-së, nuk ka të drejtë fjale mbi çështjet që kanë të bëjnë me këtë akord, nga i cili u tërhoq njëanësisht në vitin 2018.

1412950
Iran – MPJ: SHBA-ja s'ka të drejtë fjale mbi marrëveshjen bërthamore

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit publikoi një komunikatë me shkrim për 2-vjetorin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPoA), i njohur gjerësisht si marrëveshja bërthamore.

“SHBA-ja, e cila e urren JCPoA-në, u tërhoq nga marrëveshja dhe e shkeli atë. Ndërsa tani përpiqet të ndëshkojë ata që vazhdojnë ta respektojnë marrëveshjen. SHBA-ja nuk është në pozitë për të ngritur në rend të ditës çështjet lidhur me marrëveshjen bërthamore”, thuhet në komunikatën e MPJ iraniane.

Një marrëveshje që rregullonte dhe monitoronte aktivitetet bërthamore të Teheranit, u nënshkrua ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë e Gjermanisë (P5+1) në vitin 2015.

Akordi hyri në fuqi më datë 16 janar 2016, mbështetur nga rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vetëm disa muaj pasi kishte marrë drejtimin e Shtëpisë Bardhë, njoftoi tërheqjen e njëanshme të Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018 dhe rifilloi aplikimin e sanksioneve kundër Teheranit.

Irani, i cili u kërkoi palëve të tjera të marrëveshjes që të ndalonin Uashingtonin, por pa sukses, shpalli pezullimin e disa artikujve të marrëveshjes bërthamore në korrik 2019 dhe të gjitha angazhimeve të tij në kuadër të JCPoA-së më 5 janar.



Lajme të ngjashme