Iraku hapi një portë kufitare me Iranin

Iraku vendosi të hapë 2 ditë në javë portën kufitare “Zurbatiyah” me Iranin, të cilën e kishte mbyllur në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

1412481
Iraku hapi një portë kufitare me Iranin

Iraku vendosi të hapë 2 ditë në javë portën kufitare “Zurbatiyah” me Iranin, të cilën e kishte mbyllur në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

Kryetari i Institucionit të Portave Kufitare të Irakut, Omer el-Vaili, në deklaratën me shkrim, bëri të ditur se porta kufitare “Zurbatiyah” në qytetin Vasit do të qëndrojë e hapur dy ditë në javë për kalimet tregtare Iran-Irak dhe në periudhën në fjalë do të lejohet kalimi i 250 kamionëve.

Me këtë synohet të sigurohen ushqimet për tregun vendor dhe pajisjet bujqësore si dhe të mbrohet stabiliteti i çmimeve. Ai bëri të ditur se janë marrë masat e nevojshme shëndetësore.

Institucioni i Portave Kufitare të Irakut, në kuadër të luftës kundër Covid-19, më 8 mars kishte mbyllur 5 porta kufitare me Iranin, përkatësisht atë Esh-Shelamce (Basra), Esh-Shit (Meysan), Zurbatiyah (Vasit) dhe El-Munziriyye e Mendili (Diyala).

 


Lajme të ngjashme