Nigeri - Operacion kundër organizatave terroriste, neutralizohen 134 terroristë

Në një operacion kundër organizatave terroriste “Boko Haram” dhe “ISVAP” që veprojnë në Nigeri u neutralizuan, 134 anëtarë të këtyre organizatave, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

1411251
Nigeri - Operacion kundër organizatave terroriste, neutralizohen 134 terroristë

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Nigerisë, John Ennche tha në një prononcim për gazetarët se në verilindje të vendit ishte kryer një operacion kundër organizatave terroriste “Boko Haram” dhe “ISVAP”.

"Operacioni «Cantana Jimlan» ka qenë i suksesshëm dhe në këtë operacion u neutralizuan 134 anëtarë të organizatave terroriste. 78 prej të vrarëve ishin anëtarë të organizatës «ISVAP» dhe 56 anëtarë të organizatës «Boko Haram»", tha Enanche.

Synimi ynë është t’u japim fund veprimtarisë të dy organizatave terroriste në territorin e Nigerisë, tha John Ennche dhe shtoi: "Në të njëjtën kohë, u arrestuan 16 persona që bashkëpunonin me organizatat dhe u siguronin atyre informacion".

Enenche theksoi se operacionet antiterroriste kishin filluar më 1 maj dhe se kishin sekuestruar sasi të mëdha municioni të këtyre organizatave.



Lajme të ngjashme