Ushtria egjiptiane kryen operacione në gadishullin Sinai, humbin jetën 15 ushtarë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Egjiptit, Tamir Er-Rifai në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se gjatë 22 bastisjeve dhe 16 operacioneve në gadishullin Sinai anë vrarë dhe plagosur 15 ushtarë egjiptianë.

1410164
Ushtria egjiptiane kryen operacione në gadishullin Sinai, humbin jetën 15 ushtarë

Në operacionin e organizuar nga ushtria egjiptiane në gadishullin Sinai janë vrarë 15 ushtarë egjiptianë.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Egjiptit, Tamir Er-Rifai në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se gjatë 22 bastisjeve dhe 16 operacioneve që njësitë e ushtrisë kryen gjatë disa ditëve të fundit në gadishullin e Sinait, janë vrarë 126 militantë, ndërsa u shkatërruan edhe 8 tunele në kufirin me Gazën.

Zëdhënësi Rifai bëri të ditur se gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur 15 ushtarë egjiptianë, por nuk dha detaje të hollësishme.

Ai gjithashtu tha se gjatë operacioneve Forcat Ajrore shkatërruan edhe 228 strehimore të përdorura nga militantët, ndërsa u asgjësuan 630 mina dhe u ndaluan 266 personat të kërkuar.

 


Lajme të ngjashme