Turkmenët e Irakut reagojnë ndaj mospërfshirjes së tyre në kabinetin qeveritar

Në listën e kabinetit, që i është paraqitur Kuvendit të Irakut, nuk u është dhënë vend turkmenëve dhe kjo shkel edhe parimet e kushtetutës edhe të të drejtave të njeriut.

1409837
Turkmenët e Irakut reagojnë ndaj mospërfshirjes së tyre në kabinetin qeveritar

Aydin Maruf, ministri turkmen përgjegjës për Strukturat Etnike dhe Fetare i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) tha se mospërfshirja e turkmenëve në kabinetin e Mustafa al-Kadhimit, që është ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së Irakut, është edhe pabarazi, edhe padrejtësi.

Ai tha se në listën e kabinetit, që Al-Kadhimi i ka paraqitur Kuvendit të Irakut, nuk u është dhënë vend turkmenëve dhe kjo shkel edhe parimet e kushtetutës edhe të të drejtave të njeriut.  

Maruf tha se zgjidhja më e mirë është bojkotimi i qeverisë së Al-Kadhimit dhe theksoi se është e një rëndësie jetësore që forcat politike turkmene të mbajnë një qëndrim të përbashkët ndaj kësaj situate.  



Lajme të ngjashme