SHBA – Zëdhënësja Kayleigh McEnany u bën jehonë deklaratave të Presidentit Trump për Kinën

Zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, e përdori konferencën e saj të parë për shtyp për t’u bërë jehonë deklaratave të Presidentit Trump mbi rolin e Kinës në pandeminë e koronavirusit të ri.

1409295
SHBA – Zëdhënësja Kayleigh McEnany u bën jehonë deklaratave të Presidentit Trump për Kinën

Kayleigh McEnany deklaroi të premten se provat që koronavirusi i ri (COVID-19) kishte dalë nga një laborator në Kinë, të cilat Presidenti Donald Trump ka thënë se i kishte parë, janë një supozim i inteligjencës amerikane dhe se ai do të marrë vendimin përfundimtar.

“Vendimi për këtë i përket Presidentit Trump dhe Presidenti e merr shumë seriozisht këtë çështje, kaq po jua them. Këmbëngulja e Kinës për të mos dhënë informacione mbi virusin ka vënë në rrezik jetën e popullit amerikan”, komentoi McEnany gjatë përballjes së saj të parë me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në përgjigje të pyetjes rreth pretendimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë dëmshpërblim nga Kina për shkak të COVID-19.

Kurse në lidhje me deklaratat e liderit amerikan se ai kishte parë fakte që koronavirusi i ri kishte dalë nga një laborator në qytetin Vuhan të Kinës, ajo tha ato çfarë Trumpi ka thënë janë në përputhje me inteligjencën amerikane.

“Ajo që ne e quajmë inteligjencë, është në thelb një supozim dhe varet nga politikanët se çfarë do të bëjnë me atë inteligjencë. Presidenti Trump e pa këtë inteligjencë dhe do të marrë vendimin e tij në kohën e duhur”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.



Lajme të ngjashme