Trump: Kam parë fakte që virusi ka dalë nga Vuhani i Kinës

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai kishte parë prova që koronavirusi i ri (Covid-19) kishte dalë nga qytetin Wuhan në Kinë, por që për momentin nuk mund të jepte më shumë detaje për këtë pretendim.

1408916
Trump: Kam parë fakte që virusi ka dalë nga Vuhani i Kinës

Në panelin e organizuar në Shtëpinë e Bardhë për “Mbrojtjen e të moshuarve” Trump iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me aktualitetin.

I pyetur për pretendimet se Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan, saktësisht «A keni parë ju ndonjë provë shumë të besueshme që burimi i virusit është Instituti i Virologjisë së Wuhanit?» presidenti Trump tha: ”Po kam parë”.

Me insistimin e gazetarëve në këtë pyetje Zoti Trump u shpreh: “Hetuesit tanë vazhdojnë të punojnë për të mësuar se Kina këtë e ka bërë me dashje, apo gabimisht. Për momentin nuk mund t’ju jap detaje të tjera”.

Duke kritikuar edhe një herë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për çështjen e Covid-19 presidenti amerikan bëri këtë koment: “OBSh-ja duhet të ketë turp, pasi ajo po punon si të ishte agjencia e Kinës për marrëdhëniet me publikun. Ndërkohë që ne kontribuojmë çdo vit në këtë organizatë me rreth 500 milionë dollarë, Kina paguan vetëm 38 milionë dollarë. Pak ose shumë, kjo nuk ka rëndësi. OBSh-ja nuk mund të parashtrojë asnjë pretekst për gabimet e bëra, që kanë shkaktuar me qindra-mijëra të vdekur në mbarë botën”.

“ShBA-ja bën me miliarda dollarë investime në Kinë, kurse Kina nuk i ka dhënë asgjë ShBA-së”, argumentoi Trump dhe shtoi: “Kina nuk na ka dhënë as 10 cent”.

Nga ana tjetër zoti Trump tha se në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor (në ShBA) Kina në vend të tij kërkon zgjedhjen e kandidatit demokrat, Joe Biden. “Kina nuk do që unë të zgjidhem përsëri president”,- shtoi ai.

 


Lajme të ngjashme