ShBA-ja falënderon Turqinë për ndihmat mjekësore

Michael Ryan, Nënsekretari për Politikat Evropiane dhe NATO të Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së falënderoi Turqinë për ndihmën që i bëri ShBA-ve.

1408138
ShBA-ja falënderon Turqinë për ndihmat mjekësore

Michael Ryan, Nënsekretari për Politikat Evropiane dhe NATO të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në prononcimin e bërë në lidhje me ndihmat e Turqisë të dërguara në ShBA tha: “Ne jemi mirënjohës për ndihmën që Turqia i bëri ShBA-ve dhe për udhëheqjen e saj shembullore brenda NATO-s në luftën kundër Covid-19”.

Ryan tha se zyrtarët turq dhe amerikanë janë duke i koordinuar këto ndihma për një javë, ndërsa shtoi: “Ndihmat që Turqia i bëri në vendet si Itali, Spanjë, Angli, vendet e Ballkanit dhe ShBA janë bërë në koordinim me NATO-n”.

Me udhëzimet e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, aeroplani ushtarak i ngarkesave të tipit A400M i Forcave të Armatosura Turke, që mbante ndihma mjekësore të dërguar në ShBA, bëri ulje në bazën ajrore “Andrews” pranë kryeqytetit Washington, dje në orën 12:30 sipas orës lokale.

Aeroplani gjigant i ngarkesave tip “A 400M”, i cili qe nisur nga Turqia mëngjesin e së martës, dërgoi në ShBA 500.000 maska kirurgjike, 4.000 veshje të mbrojtjes personale, 2.000 litra dezinfektues, 1.500 syze mjekësore, 400 maska të tipit N-95 dhe 500 mbrojtëse të fytyrës.

 


Lajme të ngjashme