Raporti i UNAMA: Në tre muajt e parë të vitit 2020 në Afganistan janë vrarë 533 civilë

Në Afganistan janë vrarë 533 civilë në çerekun e parë të vitit 2020.

1406785
Raporti i UNAMA: Në tre muajt e parë të vitit 2020 në Afganistan janë vrarë 533 civilë

Në Afganistan janë vrarë 533 civilë në çerekun e parë të vitit 2020.

Në deklaratën e bërë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan (UNAMA) nënvizohet se 150 nga ata që janë vrarë ishin fëmijë ndërsa në të njëjtën periudhë u plagosën edhe 760 civilë.

Në deklaratë bëhet e ditur se Talebani është përgjegjës për 39% të vdekjeve civile, ndërsa për 32% të viktimave civile janë përgjegjëse forcat e armatosura të huaja dhe ato afgane.

UNAMA raporton se për 13% të viktimave civile është përgjegjëse organizata terroriste DAESH dhe për 16% të civilëve të vrarë që mbeten janë përgjegjës grupet e tjera të opozitës.

Në deklaratën theksohet se gratë dhe fëmijët janë ata që preken më së shumti nga dhuna dhe theksohet se 60 gra kanë humbur jetën në tre muajt e parë të vitit 2020.

Nga ana tjetër Talebani refuzon raportin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me humbjet civile në Afganistan.

Në deklaratën e tij Talebani thotë se është e gabuar që të mbahen përgjegjës për vdekjet civile dhe akuzon UNAMA se me deklarata të tilla përpiqet të mbulojë sulmet e forcave të huaja dhe afgane ndaj civilëve.



Lajme të ngjashme