Shifrat e pasojave të koronavirusit në botë

Koronavirusi i tipit të ri (Covid-19) ka shkaktuar mbi 207 mijë e 20 të vdekur në mbarë botën dhe afërsisht 3 milionë të infektuar. Kurse numri i pacientëve të shëruar deri më sot është mbi 881 mijë e 561.

1405714
Shifrat e pasojave të koronavirusit në botë
koronavirüs.jpg
afg-korona.jpg
SÜPER FOTO KORONA.İSPANYA.1.jpg
SÜPER FOTO KORONA.ALMANYA.1.jpg
SÜPER FOTO İSVEÇ KORONA.1.jpg
koronavirus mezar.jpg

Koronavirusi i tipit të ri (Covid-19) ka shkaktuar mbi 207 mijë e 94 të vdekur në mbarë botën dhe afërsisht 3 milionë e 3 mijë e 352 të infektuar. Kurse numri i pacientëve të shëruar deri më sot është mbi 882 mijë e 552.

Itali, ku vazhdon të bie numri i vdekjeve, numri i viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit është rritur me 260 duke arritur në 26 mijë e 644. Që nga fillimi i epidemisë në këtë vend më 14 mars e deri më tani kjo është periudha kohore 24 orësh me numrin më të ulët të vdekjeve. Numri i rasteve me koronavirus me një rritje prej 256 arriti në 197 mijë e 675. Kryeministri Guiseppe Conte bëri të ditur se masat do të lehtësohen gradualisht duke filluar nga data 4 maj.

Spanjë, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit është rritur në 331 duke e çuar numrin në total në 23 mijë e 521. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa në lidhje me virusin tha se “për të arritur të dhënat reale në shoqëri” do të bëhet testi i antikoreve të 90 mijë personave në afërsisht 36 mijë familje në mbarë vendin.

Francë, numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit është rritur me 242 duke arritur në 22 mijë e 856 ndërsa numri i rasteve me koronavirus është rritur me 5 mijë e 385 duke arritur në 162 mijë e 100. Edhe pse ky është numri më i ulët në krahasim me 5 ditët e fundit, Kryetari i Sindikatës së Mjekëve Familjarë i Francës, Jacques Battistoni në deklaratën e bërë për median publike “France Info” tha se personat që kanë humbur jetën në shtëpi për shkak të koronavirusit nuk janë përfshirë në numrin e deklaruar dhe sipas punimeve të mjekëve familjarë parashtrohet se rreth 9 mijë persona kanë humbur jetën në shtëpi për shkak të Covid-19.

Koronavirusi i tipit të ri (Covid-19) në Angli ka shkaktuar 413 të vdekur në 24 orët e fundit duke e çuar numrin në total në 152 mijë e 840. Kryeministri, Boris Johnson bëri thirrje për “rrezik maksimal” të Covid-19 dhe kërkoi nga që populli të jetë i duruar.

Në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, vend ku janë shënuar 5 mijë e 976 të vdekur nga koronavirusi dhe 157 mijë e 770 të infektuar, janë ngritur stacione të testimit të Covid-19 për shoferët. Në stacionin e ngritur në sheshin "Festplatz" bë lagjen Wedding ata që kanë shenja të epidemisë ose kanë kontaktuar me të infektuar, mund të bëjnë testin e koronavirusit.

Në Holandë, gjatë 24 orëve të fundit numri i të vdekurve është rritur me 43 duke arritur në 4 mijë e 518 ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 400 duke arritur në 38 mijë e 245.

Belgjikë, ku janë regjistruar 7 mijë e 207 vdekje nga koronavirusi numri i të infektuarve është rritur në 46 mijë e 687.

Brazil për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 4 mijë e 205 persona ndërsa janë infektuar 63 mijë e 100 të tjerë.

Australi numri i të vdekurve u rrit në 83. Sipas testeve të bëra tek 510 mijë persona në rang vendi, virusi është hasur tek 6 mijë e 713 persona ndërsa 5 mijë e 558 të tjerë janë shëruar.

Zelandën e Re, ku kanë humbur jetën 19 persona, numri i rasteve me koronavirus arriti në 1 mijë e 469 ndërsa 1 mijë e 180 persona janë shëruar. Ndalimqarkullim i shpallur më 25 mars përveç rasteve të jashtëzakonshme dhe të detyruara, mori fund nga mesnata. Në vend të ndalimeve dhe kufizimeve të nivelit të katërt në mbarë vendin, ka filluar të aplikohet faza e tretë që lejon punën, bërjen e payarit, daljen jashtë dhe zhvillimin e disa sporteve ujore.   

Kinë, ku u shfaq koronavirusi i tipit të ri, deri më sot kanë humbur jetën 4 mijë e 633 persona, numri i rasteve është 82 mijë e 830 dhe numri i personave të shëruar ka arritur në 77 mijë e 474.

Korenë e Jugut për shkak të epidemisë deri më sot kanë humbur jetën 243 persona ndërsa numri total i të infektuarve ka arritur në 10 mijë e 738.

Duke filluar që dje numri total i vdekjeve për shkak të koronavirusit në Iran arriti në 5 mijë e 806 kurse numri i të infektuarve arriti në 91 mijë e 472. Deklarohet se është shëruar Kryetari i Kuvendit, Ali Laricani.

Japoni, ku kanë humbur jetën 385 persona, numri i rasteve me koronavirus arriti në 14 mijë e 153. Për shkak të koronavirusit ky vend deklaroi se filloi zbatimin e hyrjes së pasagjerëve edhe nga 14 vende të tjera përfshi edhe Rusinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.  

Në disa vende raporti i vdekjeve dhe infektimeve nga koronavirusi është si më poshtë: Rusi 747/87 mijë e 147, Indi 884/27 mijë e 977, Arabia Saudite 139/17 mijë e 522, Izrael 201/15 mijë e 466, Japoni 385/14 mijë e 153, Pakistan 281/13 mijë e 328, Emiratet e Bashkuara Arabe 76/10 mijë e 349 dhe Katar 10/10 mijë e 287.

Në kontinentin e Afrikës nga koronavirusi kanë humbur jetën 1 mijë e 423 persona dhe janë infektuar 31 mijë e 933 persona, kurse numri i të shëruarve arriti në 9 mijë e 566.

(Të dhënat dhe zhvillimet janë në përditësim të vazhdueshëm.)

 

 


Lajme të ngjashme