Libi: Ushtria e qeverisë legjitime i kundërpërgjigjet puçistit Haftar

Forcat ajrore të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), që njihet ligjërisht në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, realizuan një operacion ajror ndaj autobotit me karburant të milicëve të Halife Haftarit.

1405400
Libi: Ushtria e qeverisë legjitime i kundërpërgjigjet puçistit Haftar

Forcat ajrore të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), që njihet ligjërisht në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, realizuan një operacion ajror ndaj autobotit me karburant të milicëve të Halife Haftarit, udhëheqësit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë.

Zëdhënësi i ushtrisë së GNA-së, Muhammed Kanunu në një deklaratë të bërë me shkrim bëri të ditur se realizuan një operacion ajror në qytetin Terhune në rajonin Beni Velid ndaj një autoboti të milicëve, që transportonte karburant dhe në të njëjtin itinerar, ndaj një automjeti të armatosur ku ndodheshin milicët e Haftarit.  

Forcat e qeverisë edhe të shtunën në mbrëmje, në të njëjtën mënyrë bënë të ditur se morën në shënjestër një autobot me karburant në qytetin Terhune, që përdoret si një qendër operacioni dhe logjistike nga ana e milicëve për sulmet ndaj kryeqytetit.  

Nga ana tjetër, milicët vazhdojnë bombardimet në lagjet me civilë dhe banim të dendur në jug të kryeqytetit Tripoli.

Si pasojë e sulmit në Ayn Zara u plagosën 4 punonjës të huaj nga Nigeria, ndërkohë që gjendja shëndetësore e dy prej tyre është kritike.

Gjithashtu në sulmin me raketa të milicëve të Halife Haftar, udhëheqësit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, në ditën e parë të Ramazanit në kryeqytetin Tripoli, u vranë 3 civilë. 

Kombet e Bashkuara më 22 mars u kishin propozuar palëve luftuese në Libi një “armëpushim njerëzor” për shkak të koronavirusit të llojit të ri (Covid-19), që ka përfshirë tërë botën. Ndërkohë që Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë e kishte pranuar propozimin, edhe pse pala e Haftarit kishte deklaruar se kishte pranuar propozimin, brenda disa minutave kishte sulmuar me raketa Tripolin.

 


Lajme të ngjashme