Gjermani – Policia arreston protestuesit kundër masave të Covid-19

Qindra njerëz të mbledhur pa leje në sheshin Rosa-Luksemburg të Berlinit protestuan kundër masave të Covid-19.

1405425
Gjermani – Policia arreston protestuesit kundër masave të Covid-19

Policia arrestoi një numër të madh njerëzish në një demonstrim të paautorizuar të organizuar për të protestuar ndaj masave kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19)Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.

Qindra njerëz të mbledhur pa leje në sheshin Rosa-Luksemburg të Berlinit protestuan kundër masave të Covid-19.

Në protestat e paautorizuar, ku policia ndërmori masa të mëdha sigurie dhe mbylli rrugët anësore në trafik, protestuesit bartnin parulla ku shkruante "Kushtetuta gjermane".

Protestuesit argumentuan se qeveria gjermane shkelë të drejtat themelore në kushtetutë me kufizimet e Covid-19.

Duke kujtuar rregullin prej 1.5 metrash në distancë sociale, të marrë nga folësit në kuadër të masave të Covid-19 dhe duke u kërkuar demonstruesve që të largohen nga zona, policia arrestoi shumë njerëz që nuk respektuan rregullat dhe thirrjet.

Gati 500 vetë protestuan kundër masave të Covid-19 në sheshin SchlossplatzStuttgart të landit Baden-Württemburg.

 


Lajme të ngjashme