SHBA – Shtëpia e Bardhë: Mediat keqinterpretojnë fjalët e Presidentit Trump

Shtëpia e Bardhë akuzoi të premten mediat për interpretim jashtë kontekstit të fjalëve të Presidentit Donald Trump, pas protestave publike mbi sugjerimin e tij se koronavirusi mund të luftohej me dezinfektues.

1404835
SHBA – Shtëpia e Bardhë: Mediat keqinterpretojnë fjalët e Presidentit Trump

“Presidenti Trump ka thënë shumë herë që amerikanët duhet të këshillohen me mjekët e tyre në lidhje me trajtimet për koronavirusin, diçka që ai theksoi përsëri gjatë konferencës së të enjtes”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Të enjten mbrëma, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngriti mundësinë e një “injeksioni” dezinfektues për të luftuar COVID-19, gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp për krizën shëndetësore, e cila ka shkaktuar mbi 50.000 të vdekur dhe të paktën 879.000 të infektuar në vendin e tij.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:


Lajme të ngjashme