OBI u bën thirrje palëve në Afganistan për armëpushim të përhershëm

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) u bëri thirrje palëve në Afganistan për armëpushim të përhershëm me rastin e muajit të Ramazanit.

1404968

Në deklaratë me shkrim të bërë nga OBI u bëhet thirrje të gjitha palëve Afganistan që të bëjnë armëpushim urgjent të përhershëm dhe ti japin fund dhunës për shkak të kërcënimit të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe me rastin e muajit të Ramazanit.

Gjithashtu në deklaratën e Organizatës së Bashkëpunimit Islam u bëhet thirrje të gjithë liderëve dhe palëve të Afganistanit (qeverisë dhe Talebanit) që të bashkëpunojnë dhe të përdorin rrugën e dialogut për një sigurimin e armëpushimit të menjëhershëm de të vazhdueshëm për të siguruar paqen dhe stabilitetin në vend.  

Lajme të ngjashme