Milicët e Haftarit sulmojnë edhe gjatë Ramazanit, vriten 3 civilë

Në sulmin me raketa të milicëve të Halife Haftar, udhëheqësit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, në ditën e parë të Ramazanit në kryeqytetin Tripoli, u vranë 3 civilë.

1404948

Emin el-Hashimi, sekretari i Zyrës për Media të Ministrisë së Shëndetësisë së Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), që njihet ligjërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara tha se të premten, milicët e Haftarit sulmuan me raketa rajonin Ayn Zara të Tripolit.

Hashimi deklaroi se raketat që ranë në një vend të banuar civilë, shkaktuan 3 viktima dhe plagosjen e 3 të tjerëve, një prej të cilëve me nënshtetësi afgane.

Qindra civilë, ndër të cilët edhe gra e fëmijë,  kanë mbetur të vrarë ose të plagosur si pasojë e raketave të hedhura që nga muaji janar e këndej nga milicët e Hafterit, veçanërisht në lagjet jugore të kryeqytetit Tripoli.

Lajme të ngjashme