Analiza e javës - Ndryshimi i ekuilibrave në fushën libiane

Analizë nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1404188
Analiza e javës - Ndryshimi i ekuilibrave në fushën libiane

Analiza e Javës – Ndryshimi i ekuilibrave në Libi

Ndërkohë që konfliktet në Libi, të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë, kanë filluar të hyjnë në një periudhë të re me mbështetjen që Turqia i jep Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, për herë të parë forcat e qeverisë filluan të avancojnë kundër forcave jolegjitime të puçistit Halife Haftar. Forcat e Qeverisë filluan të marrin nën kontroll qytetet me rëndësi strategjike në perëndim të vendit dhe arritën deri në kufirin e Tunizisë. Ndërkaq ditëve të fundit ka filluar një operacion i madh ushtarak për të vënë nën kontroll qytetin strategjik Terhuna.

 

Gjenerali puçist Hafter me mbështetjen e Egjiptit, Arabisë Saudite, Francës, Izraelit dhe më në fund Rusisë, e veçanërisht me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) e filloi një revoltë kundër Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, që është qeveria legjitime e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB). Halife Haftar, duke krijuar një administratë alternative në qytetin Tobruk, që ndodhet në vijën kufitare me Egjiptin në anën lindore të vendit, ka arritur të marrë përsipër rajone si Derne dhe Bengazi me mbështetjen e vendeve të sipërpërmendura, ndërsa më pas synoi qytetet e mëdha në duart e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar si Tripoli dhe Misrata. Hafteri po kërkonte mënyra për të sunduar Libinë në emër të interesave të vendeve të sipërpërmendura, duke vepruar si një agjent i tyre. Nga ana tjetër forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme ndërkombëtare, edhe pse janë fuqi legjitime përpara OKB-së. Përveç karakterit islamik të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ndikimi i vendeve si Emiratet e Bashkuara Arabe në institucionet ndërkombëtare, veçanërisht aktivitetet e tyre lobuese me Presidentin e SHBA-së, dobësuan pozitën e Qeverisë. Ndërkaq Turqia mori një qëndrim të qartë përballë koalicionit që mbështet Haftarin dhe zgjodhi të qëndrojë pranë qeverisë legjitime. Turqia po bën përpjekje për të shmangur përvojat e Egjiptit ose Sirisë në Libi dhe po ndërmerr edhe hapa politike për të siguruar që Libia të mbetet nën sovranitetin e libianëve. Sidoqoftë, pasi forcat e Haftarit kërcënuan Tripolin, Turqia bëri një marrëveshje ushtarake me forcat e Qeverisë legjitime dhe ndërmori hapa për të ndryshuar realitetin ushtarak në terren. Ndërsa një njësi turke u dislokua në Libi për të siguruar trajnime dhe konsulencë, ajo gjithashtu siguroi kontroll në hapësirën ajrore të Tripolit dhe Misratas. Ndërkohë që forcat e Qeverisë u mbështetën me pajisje të avancuara ushtarake, veçanërisht me mjetet ajrore pa pilot “TB2” iu dha fund edhe epërsisë ushtarake të forcave të Haftarit.

Në fund, me vendosjen e peshës në terren nga ana e Turqisë, u shuan edhe ëndrrat e Haftarit dhe mbështetësve të tij për të vënë në dorë kryeqytetin Tripoli, ndërsa me kundërofensivën e forcave të qeverisë sërish u vendos kontrolli i kufirit me Tunizinë. Ndërkohë që baza ajrore strategjike Al-Vatiyye në perëndim të vendit u rrethua, filloi edhe një operacion gjithëpërfshirës për të vënën nën kontroll qytetin e rëndësishëm Terhuna në juglindje të Tripolit. Faktet në terren kanë ndryshuar në favor të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Autor: Can ACUN

              



Lajme të ngjashme