Anglia dhe Rusia falënderojnë Turqinë për furnizimet mjekësore

Ministrat e Shëndetësisë së Anglisë dhe Rusisë falënderuan Turqinë për furnizimet mjekësore.

1404032
Anglia dhe Rusia falënderojnë Turqinë për furnizimet mjekësore

Ministrat e Shëndetësisë së Anglisë dhe Rusisë falënderuan Turqinë për furnizimet mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock dhe me ministrin rus të Shëndetësisë, Mikhail Murashko me videokonferencë.

Ministri britanik i shëndetësisë Hancock shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë turke, e cila dërgoi materialet mbrojtëse më të nevojshme për Anglinë gjatë këtij procesi të vështirë.

“Ju dërguat ndihma shumë të rëndësishme për Anglinë. Turqia u bë furnizuesi i ynë më i madh gjatë këtij procesi”, bëri të ditur Hancock, ndërsa theksoi se dëshirojnë që të vazhdojnë me këtë bashkëpunim të ngushtë edhe në të ardhmen.

Edhe ministri rus Murashko falënderoi ministrin Koca për pajisjet mjekësore që Rusia bleu nga Turqia.

Fahrettin Koca deklaroi se bota duhet të jetë në bashkëpunim dhe solidarizim të ngushtë në këtë periudhë të jashtëzakonshme, ndërsa i informoi homologët e tij në lidhje me proceset e trajtimit të Covid-19 në Turqi.

Ministri Koca gjatë bisedës me homologun e tij rus, deklaroi se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë si dy vende fqinje veçanërisht në luftën kundër koronavirusit, ndërsa shtoi se shkencëtarët turq dhe rusë mund të shkëmbejnë përvojat e tyre.

Gjatë bisedave, u ra dakord për të shkëmbyer njohuri dhe përvojat midis shkencëtarëve britanikë dhe rusë dhe Komitetit Shkencor turk në luftën kundër koronavirusit.

Turqia deri më sot ka mbështetur 53 vende me furnizime mjekësore në mesin e të cilave ndodhen Gjermania, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Britania e Madhe, Irani, Kina, Republika Turke e Qipros së Veriut, Palestina, Spanja, Italia, Somalia, Serbia dhe Tunizia.

 


Lajme të ngjashme