Sulmi në Kanada – Shkon në 23 numri i viktimave

Numri i personave që vdiqën në sulmin e armatosur gjatë fundjavës në Nova Scotia të Kanadasë është rritur në 23, njofton policia e qytetit.

1403213
Sulmi në Kanada – Shkon në 23 numri i viktimave

Në një deklaratë të shkruar të lëshuar nga njësia e Kalorësisë Mbretërore të Policisë Kanadeze (RCMP) Nova Scotia, thuhet se në sulmin e agresorit Gabriel Wortman (51), që filloi natën e 18 prillit, e shtunë, dhe vazhdoi deri pasdreken e të datës 19 prill, kanë humbur jetën 23 persona.

Raportohet se agresori është kapur i vdekur në përleshjen me armë që ndërmori me policinë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në 16 vendbanime të ndryshme, kryesisht në qytetet Portapique, Wentworth, Debert, Shubenacadie, Milford dhe Enfield.

Më tej bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbledhjes së provave materiale.

Ndërkohë, theksohet se ky është sulmi më i përgjakshëm në historinë kanadeze. Sulmi i mëparshëm më i përgjakshëm ka ndodhur më 6 dhjetor 1989 në qytetin Montreal, ku kishin humbur jetën 15 persona.

 


Lajme të ngjashme