Siri – Përleshje e armatosur mes forcave të regjimit dhe terroristëve të YPG/PKK-së

Në rrethin Kamisli në verilindje të Sirisë u jetua një konflikt i armatosur midis forcave të regjimit të Beshar Esadit dhe terroristëve të YPG/PKK-së për arsye të panjohur.

1403452
Siri – Përleshje e armatosur mes forcave të regjimit dhe terroristëve të  YPG/PKK-së

Në rrethin Kamisli në verilindje të Sirisë u jetua një konflikt i armatosur midis forcave të regjimit të Beshar Esadit dhe terroristëve të YPG/PKK-së për arsye të panjohur.

Sipas informatave të marra nga burimet vendore forcat e regjimit të Esadit, të cilat janë të pranishme në qendër të nënprefekturës Kamisli të Hasekes, dje për arsye të panjohur hapën zjarr ndaj pikës së kontrollit të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK që ndodhet në lagjen Halkum në afërsi të aeroportit të Kamislit.

Pas përgjigjes së terroristëve të YPG/PKK-së erdhi deri tek një konflikt i armatosur me armë të lehta.

Bëhet e ditur se në këto luftime nuk ka patur të vrarë apo të plagosur.

Vlen të përmendet se tensioni mes regjimit dhe YPG/PKK-së është rritur pasi Rusia filloi të rrisë praninë e saj ushtarake në rajonet nën okupimin e kësaj organizate terroriste në Siri.

Një terrorist vdiq dhe një tjetër u plagos kur forcat e regjimit të Esadit hapën zjarr ndaj një automjeti të YPG/PKK-së në qendër të Kamislit më 4 prill.

Organizata terroriste YPG/PKK dhe regjimi i Esadit drejtojnë së bashku qytetin Haseke.

Njësitë e sigurisë dhe brigada e 156-të e forcave të regjimit kontrollojnë malin Kevkep dhe qendrën e qytetit Haseke. Në qendrën e rrethit Kamisli ndodhet një aeroport i regjimit, në të cilin janë të dislokuar një brigadë ushtarake me një njësi e sigurisë.

 


Lajme të ngjashme