Mbërrijnë në Angli pajisjet mjekësore turke

Një avion ngarkesash i Forcave Ajrore Mbretërore që transportonte pajisje mjekësore nga Turqia mbërriti të mërkurën herët në Britaninë e Madhe.

1403416
Mbërrijnë në Angli pajisjet mjekësore turke

Një avion i tipit “Airbus A400M” i Forcave Ajrore Mbretërore zbriti në aeroportin e rajonit Brize Norton në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm.

Të martën avioni anglez kishte ardhur në Stamboll për të marrë pajisje mjekësore dhe pas ngarkimit të materialeve ai ishte nisur përsëri nga aeroporti i Stambollit drejt aeroportit Brize Norton.

Anglia, vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, edhe më herët kishte siguruar nga Turqia 2 herë mbështetje me pajisje dhe materiale mjekësore, të cilat ishin dërguar me avionin ushtarak të Forcave Ajrore Turke.

Ministri britanik i Shtetit për Strehimin, Robert Jenrick në një deklaratë të mëhershme në lidhje me vështirësitë në pajisje e materiale mjekësore kishte thënë: “Presim të na vijë nga Turqia një dërgesë tjetër rreth 84 tonë me pajisje të mbrojtjes personale, përshirë edhe 400.000 përparëse njëpërdorimshe”.

 


Lajme të ngjashme