Johnson dhe Trump theksojnë luftën e koordinuar ndërkombëtare kundër pandemisë

Kryeministri britanik Boris Johnson diskutoi në telefon me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump për luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

1403367
Johnson dhe Trump theksojnë luftën e koordinuar ndërkombëtare kundër pandemisë

Kryeministri britanik Boris Johnson diskutoi në telefon me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump për luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Trump ishte lideri i parë i huaj me të cilin Johnson pati një bisedë pas daljes nga spitali, ku merrte trajtim për sëmundjen e koronavirusit.

Siç është raportuar nga “Downing Street 10” [Zyra e Kryeministrit], Trump i përcolli Johnson dëshirën e tij për shërim të plotë.

Të dy udhëheqësit i mëshuan rëndësisë së një lufte të koordinuar ndërkombëtare kundër pandemisë.

Për më tepër, ata theksuan nevojën për të vazhduar bashkëpunimin britaniko-amerikan në luftën kundër virusit.

Udhëheqësit u zotuan se do të të vazhdojnë të punojnë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe që ata kanë, duke përfshirë edhe nënshkrimin e një marrëveshje të tregtisë së lirë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryeministri britanik, Boris Johnson kishte rezultuar pozitiv në testin që kishte bërë më 27 mars për koronavirusin dhe 10 ditë pas kësaj date, më 5 prill, ai ishte shtruar në spital për shkak të simptomave të vazhdueshme dhe ditën tjetër ishte shtruar në njësinë kujdesit intensiv.

Kryeministri kishte marrë një trajtim mjekësor me oksigjen por nuk ishte lidhur me respirator dhe më 12 prill kishte dalë nga spitali.

Johnson vazhdon të pushojë në një rezidencë të Kryeministrisë afër Londrës dhe siç bëhet e ditur nuk do të dalë në punë edhe për ca kohë.

 


Lajme të ngjashme