Kanada – 16 të vrarë në një sulm të armatosur në provincën Nova-Scotia

Në sulmin e kryer nga agresori Gabriel Wortman (51-vjeçar) të shtunën e që zgjati deri në mesditë të së dielës në qytezën Portapique në zonën rurale të provincës Nova-Scotia, janë vrarë 16 persona, në mesin e të cilëve edhe një efektiv i policisë.

1401478
Kanada – 16 të vrarë në një sulm të armatosur në provincën Nova-Scotia

Në sulmin me armë zjarri të kryer në provincën Nova-ScotiaKanadasë kanë humbur jetën 16 persona.

Drejtoresha e Policisë Mbretërore të Kanadasë (RCMP), Brenda Lucki deklaroi se në sulmin e kryer nga agresori Gabriel Wortman (51-vjeçar) të shtunën e që zgjati deri në mesditë të së dielës në qytezën Portapique në zonën rurale të provincës Nova-Scotia, janë vrarë 16 persona, në mesin e të cilëve edhe një efektiv i policisë.

Duke vënë në dukje se incidenti nuk ishte një sulm terrorist, Lucki deklaroi se punimet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet në rajonin ku ndodhi sulmi po vazhdojnë, ndërsa shtoi se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Në deklaratë në lidhje me sulmin, i cili është bërë tema më e rëndësishme e rendit të ditës në vend, Kryeministri Justin Trudeau shprehu ngushëllime për ata që vdiqën në incident, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Deri më tani nuk është bërë asnjë informacion për arsyen se pse Wortman e kreu këtë sulm.

Policia nuk ka bërë një sqarim të hollësishëm deri më tani në lidhje me incidentin që u përshkrua si sulmin më i përgjakshëm në historinë e shtetit.



Lajme të ngjashme