Amerika i propozon Rusisë të përfshihet edhe Kina në negociatat e çarmatimit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia shqyrtuan negociatat për çarmatimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia shqyrtuan negociatat për çarmatimin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe homologu rus, Sergey Lavrov duke zhvilluar një bisedë telefonike shqyrtuan negociatat për çarmatimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike Pompeo-Lavrov.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se Pompeo theksoi se në negociatat e çarmatimit bërthamor duhet të përfshihet edhe Kina, Sekretari amerikan citohet të ketë thënë: “negociatat që do të zhvillohen më vonë, në kuadër të vizionit të Presidentit, Donald Trump duhet të zhvillohen në mënyrë treshe me përfshirjen e Rusisë dhe Kinës”.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të Dialogut të Strategjisë dypalëshe Amerikë-Rusi u bisedua edhe për epideminë e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), si dhe çështjet e nënshtetasve amerikanë të burgosur në Rusi dhe çështjet rajonale.
Lajme të ngjashme

Kenia do të blejë 118 transportues të blinduar “Hizir” nga Turqia
Ushtria e Kenias njoftoi të hënën se do të blejë 118 transportues të blinduar nga Turqia.
