Ministri britanik i Mbrojtjes falënderoi Turqinë për ndihmat e dërguara

Pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të organizuar përmes videokonferencës, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri një deklaratë me shkrim.

1399277
Ministri britanik i Mbrojtjes falënderoi Turqinë për ndihmat e dërguara

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace falënderoi Turqinë për ndihmat e dhëna në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të organizuar përmes videokonferencës, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri një deklaratë me shkrim.

Në deklaratë, ku vihet në dukje bashkëpunimi nën ombrellën e NATO-s, u rikujtuan edhe ndihmat që Turqia i dërgoi javën e kaluar që përbëheshin nga 50 mijë maska tip N-95, 100 mijë maska kirurgjike dhe 100 mijë rroba mbrojtëse gjithsej 250 mijë pajisje për mbrojtje personale.

Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace falënderoi Turqinë për këtë ndihmë si dhe Gjermaninë, e cila dërgoi 60 aparate të frymëmarrjes artificiale.

 


Lajme të ngjashme