Zarif kritikon vendimin e Trumpit për OBSh-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhevad Zarif reagoi ndaj vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për të ndaluar financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

1398865
Zarif kritikon vendimin e Trumpit për OBSh-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhevad Zarif reagoi ndaj vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për të ndaluar financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), të cilën ai e akuzoi për epideminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, ministri Zarif përdori këto fjalë: “Bota po përjeton përvojën që Irani po përjeton për një kohë të gjatë. Ngacmimi, presioni dhe kërcënimet e ShBA-së kanë kaluar përtej zakonit; ata vrasin njerëz. Ndalimi i fondit për OBSh-në në një kohë kur pandemia e ka kapluar çdo vend, do të mbetet në mendje si një hap i turpshëm ashtu si ‘politika e presionit maksimat ndaj Iranit’”.

Presidenti amerikan Trump argumentoi se OBSh-ja ka përgjegjësi për përhapjen e epidemisë në të gjithë botën dhe se ajo e mashtroi botën në këtë drejtim.

 


Lajme të ngjashme