Ushtria irakiane ndërmerr një operacion kundër DAESH-it në qytetin Kirkuk

Në qytetin Kirkuk të Irakut, në operacionin kundër DAESH-it, u vra një ushtar dhe u neutralizuan 23 terroristë.

1397533
Ushtria irakiane ndërmerr një operacion kundër DAESH-it në qytetin Kirkuk

Në qytetin Kirkuk të Irakut, në operacionin kundër DAESH-it, u vra një ushtar dhe u neutralizuan 23 terroristë.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komandanti i Operacioneve të Kirkukut, Said Harbiye bëri të ditur se operacioni u zhvillua kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH në jug të qytetit.

Komandanti theksoi se në luftime u vra një ushtar irakian si dhe u neutralizuan 23 terroristë.

Pavarësisht se kanë kaluar 2 vjet që prej pastrimit të Irakut nga DAESH-i, kjo organizatë terroriste vazhdon sulmet në zonat rurale të Musullit, Enbarit, Diyalas dhe Salahaddi-t.  

 


Lajme të ngjashme