Siri – Rreth 110 mijë civilë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Idlib pas armëpushimit

Civilët, shtëpitë e të cilëve kanë mbetur në zonat e kontrolluara nga regjimi janë strehuar në kampet e ngritura në kufirin turko-sirian.

1397097
Siri – Rreth 110 mijë civilë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Idlib pas armëpushimit

Numri i civilëve të kthyer në shtëpitë e tyre pas armëpushimit në Idlib të Sirisë arriti gati në 110 mijë.

Ndërkohë që 109 mijë e 714 mijë civilë të zhvendosur për shkak të sulmeve të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij, janë kthyer në shtëpitë e tyre pas armëpushimit të vendosur më 6 mars, civilët shtëpitë e të cilëve kanë mbetur në zonat e kontrolluara nga regjimi janë strehuar në kampet e ngritura në kufirin turko-sirian.

Koordinatori i Ndërhyrjes Siriane, që zhvillon punime në lidhje me migrimin e popullatës në rajon, Muhammed Hallaj deklaroi se si rezultat i ndaljes së operacioneve ushtarake të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij dhe vendosjes së armëpushimit një pjesë e civilëve, të cilët kanë qenë të detyruar të largohen, janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Më shumë se 1 milion civilë janë shpërngulur që nga tetori i vitit të kaluar. 40 ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Idlib dhe zonat rurale të tij dhe në vendbanimet në zonat rurale të Halepit janë kthyer rreth 19 mijë e 500 familje, pra afërsisht 109 mijë e 714 civilë”, bëri të ditur Hallaj.

Duke vënë në dukje se forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani gjatë avancimit në terren vunë nën kontroll vendbanimet e mëdha Hallaj tha se qindra mijëra civilë nuk duan të kthehen në rajonet e kontrolluara nga regjimi dhe këta vazhdojnë të jetojnë në kampet e ngritura përgjatë kufirit turko-sirian.

“Kthimi i civilëve të zhvendosur pas armëpushimit nga kampet në vijën kufitare dhe nga rajonet e operacionit Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit, vazhdon. Nëse avionët nuk ngrihen dhe nuk sulmojnë edhe shumë civilë të tjerë do të kthehen në shtëpitë e tyre”, bëri të ditur Hallaj.

 


Lajme të ngjashme