Ministrja angleze për Çështjet Evropiane falënderoi Turqinë për ndihmat mjekësore

Ministrja angleze për Çështjet Evropiane, Wendy Morton, falënderoi Turqinë për ndihmat mjekësore të dërguara në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1396289
Ministrja angleze për Çështjet Evropiane falënderoi Turqinë për ndihmat mjekësore

Ministrja angleze për Çështjet Evropiane, Wendy Morton, falënderoi Turqinë për ndihmat mjekësore të dërguara në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Ministrja Wendy Morton në llogarinë e saj në Twitter postoi një fotografi të ndihmës së dërguar, ndërsa shkroi këtë mesazh: “Dua të falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dhe ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca për dërgimin e 250 mijë pajisjeve mbrojtëse”.

Ministrja Morton gjithashtu theksoi se janë 14 tonë ndihma të dërguara nga Turqia, ndërsa shtoi: “Kjo dhuratë bujare është tregues i fuqisë së miqësisë mes Anglisë dhe Turqisë”.

Ndërkohë që ndihmat që Turqia dërgoi në Angli u pasqyruan edhe në media të shkruara dhe pamore në këtë vend, anglezët nëpërmjet llogarive në median sociale falënderuan Turqinë për këtë gjest bujarë.

Sean McGrinder, një përdorues i medias sociale Twitter në një postim të bërë në llogarinë e tij rikujtoi ndihmat që osmanlinjtë dërguan irlandezëve në vitin 1845 në kohën e fatkeqësisë së madhe të urisë.

“Ata këtë gjest e kanë bërë edhe për irlandezët gjatë kohës së fatkeqësisë së madhe të urisë. Bravo Turqi”, shkroi McGrinder në mesazhin e tij.

Turqia në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) të shtunën në Angli, që është një nga vendet më të prekura nga epidemia, dërgoi ndihma mjekësore.

Më herët Turqia ka dërguar ndihma në Itali, Spanjë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

 


Lajme të ngjashme