Ushtria izraelite paralajmëron gjeneralin sirian

“Ne ju shikojmë. Mendojeni si një paralajmërim këtë video”, thotë ushtria izraelite në një videomesazh që ka publikuar lidhur me një video të regjistruar në një bazë ushtarake të Hizbullahut në Siri.

1395720
Ushtria izraelite paralajmëron gjeneralin sirian

Ushtria izraelite publikoi një video për të cilën pretendon se është filmuar në bazën e Hizbullahut në Siri dhe në video duket edhe Ali Ahmet al-Asad, një komandantët supremë të regjimit të Besar Esadit. Këtë video Izraeli e publikoi me mesazhin: “Ne ju shikojmë. Mendojeni si një paralajmërim këtë video. Nuk do të lejojmë vendosjen e Hizbullahut si forcë ushtarake në Siri”.

Në deklaratën me video që është bërë nga Zyra e Shtypit e Ushtrisë së Izraelit thuhet se komandanti i Gruparmatës së Parë të ushtrisë së Esadit, gjeneralmajori Ali Ahmet al-Asad ka vizituar një vendstrehim të Hizbullahut në tokat siriane.

Ushtria izraelite në videomesazhin e saj nuk jep informacione mbi kohën e saktë se kur janë bërë filmimet dhe vendndodhjen e bunkerit, por në video duken shumë ushtarë të regjimit sirian.

Në mesin e ushtarakëve që duken në videomesazhin e ushtrisë izraelite ndodhet edhe Komandanti i Gruparmatës së Parë të ushtrisë siriane

Izraeli disa herë ka ndërmarrë sulme ajrore në objektiva, që siç thotë, janë të Iranit dhe Hizbullahut në Iran.



Lajme të ngjashme